SHPËRNDAJE

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia do të investojë mbi 80 milionë euro në Kosovë.

Madje ai tha se investimet do të fokusohen në zonën e Dukagjinit dhe të Anamoravës.

Sipas tij këto investime kanë të bëjnë me ndryshimin e jetës së serbëve të cilët jetojnë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Duam që të shohim progres gjithkund.Ne mund ta bëjmë këtë sepse kemi para. E gjithë kjo do të ishte histori boshe nëse nuk do të kishim reforma të siguruara nga organizmi i financave publike”, tha ai.