SHPËRNDAJE

Dështimi për të vazhduar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, mudn të destavilizojë rajonin e  Ballkanit Perëndimor, i cili ende nuk po arrin të shërohet nga luftërat e viteve te 90-ta. Kështu ka thënë të enjten në një intervistë për Reuters, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas kreut të shteit serb, çfarëdo vonese në vazhdimin e dialogut mund të krijojë kushte që rajonit t’i vendoset zjarri.

“Çdo ditë vonesë mund të krijonte kushte në të cilat një shkëndijë mund të vendoste rajonin ne zjarr. Vendet perëndimore duhet ta dinë këtë “, ka thënë Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij është rrezik kur rriten ndjenjat kombëtare dhe nacionalizimi.

“Kjo është rreziku … kur ndjenjat kombëtare janë të ngulitura”, ka potencuar ai.

Ai thotë se  rruga e Serbisë drejt BE-së varet plotësisht nga dialogu me Kosovën.

“Pranimi ynë në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinën dhe nëse një ditë do të arrijmë të arrijmë një marrëveshje,” ka thënë kreu i shtetit serb.

Ai në këtë proces thotë se duhet të përfshihen edhe Gjermania, Franca , dhe të bëheshin më aktiv në procesin negociues.

“Unë mendoj se ne do të shohim disa nisma të tyre në të ardhmen e afërt”, ka thënë Vuçiq për Reuters, pa dhënë ndonjë shpjegim tjetër më të zgjeruar lidhur me këtë.

Që nga nëntori, Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar asnjë raund takimesh në Bruksel, pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serb. BE-ja dhe faktori ndërkombëtar vazhdimisht kanë kërkuar heqjen e taksës për të vazhduar dialogu, pasi që konsiderojnë që status-quoja është e rrezikshme.