SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se nuk e ka obligative të përgjigjet rreth asaj se Beogradi duhet ta “njoh Kosovën dhe nuk do të marrësh asgjë”.

I pyetur në lidhje me deklaratën e të dërguarit special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, i cili tha se priste një vendim “largpamës” për çështjen e Kosovës nga presidenti serb, Vuçiq tha se Serbia ishte gjithmonë e gatshme të diskutonte një zgjidhje të ndryshme kompromisi, por se duhet të ishte një kompromis dhe jo një ultimatum, shkruan vijesti.

“Shpresoj se BE-ja do ta kuptojë mirë që dikush nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen në Bruksel nën kujdesin e Bashkimit dhe më pas të miratojë një rezolutë që mohon ekzistencën e Bashkimit të Komunave Serbe duke thënë se ajo kurrë nuk do ta pranojë atë ose do t’i kërkojë Serbisë të njohë pavarësinë”, tha Vuçiq pas mbylljes së ngjarjes “Java e Fëmijëve” në Beograd.

Ai gjithashtu vlerësoi se pozicioni i të dërguarit special të BE-së për dialogun “nuk është i lehtë” kur, siç tha ai, merr një mesazh nga Prishtina se nuk do të diskutojnë rreth një marrëveshje që ishte arritur rreth shtatë vjet më parë në Bruksel.

“Thelbi është se shqiptarët presin që dikush do të bëjë presion ndaj Serbisë. Unë pres që vendet e mëdha, jo Lajçak, të na thonë në të ardhmen nëse e pranoni këtë apo atë”, deklaroi Vuçiq.

Ndryshe, autoritetet shtetërore të Kosovës kanë hedhur poshtë mundësinë e diskutimit të implementimit të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe, pasi që një pjesë e saj është shpall kundër kushtetuese.