SHPËRNDAJE

President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ftuar në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUINT-it.

Ai po ashtu ka ftuar mbledhjen e Këshillit për siguri nacionale, pas zhvillimeve të fundit nga Prishtina, raporton “Tanjug” pas informacioneve nga kabineti i presidentit.

Qeveria e Kosovës ka rritur taksën ndaj mallrave serbe në 100 për qind me arsyetimin e “fushatës agresive të Serbisë kundër Kosovës”, transmeton lajmi.net.

Vuçiq sot do të zhvillojë takime me ambasadorë të Kinës dhe Rusisë.

Pas tyre ai do të takohet me ambasadorë të Shteteve të QUINT-it dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.

Kurse, pasdite ai ka ftuar mbledhjen e Këshillit për siguri nacionale.