SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka pritur sot fëmijët e shkollave fillore nga veriu i Kosovës në kabinetin e tij në Beograd, u ka thënë atyre se Beogradi gjithmonë ka qenë dhe do të jetë kryeqyteti i tyre.

“Ky është kryeqyteti juaj, gjithmonë ka qenë dhe do të jetë. Por mesazhi im më i rëndësishëm është që ju të mësoni dhe të jeni të vyeshëm, t’i dëgjoni prindërit, të punoni dhe të besoni në veten. Dhe të luftoni për të qëndruar dhe jetoni në Kosovë”, u tha presidenti Vuçiq një grupi prej 31 nxënësve të shkollave fillore nga veriu i Kosovës.

Ai shprehu kënaqësinë që në shkollat e Kosovës janë regjistruar më shumë nxënës serbë, sesa vitin e kaluar.