SHPËRNDAJE

Që prej ditës së sotme, të gjitha vendkalimet kufitare për hyrjen e pasagjerëve në Serbi – përmes transportit rrugor dhe hekurudhor do të mbyllen.

Me përjashtim të kamionëve të transportit, askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Serbisë, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Veç kësaj, sipas mediumit lokal serb në veri të Mitrovicës, kossev.info, Vuçiq ka konfirmuar se ka pasur raste të dyshuara të coronavirusit nga veriu i Mitrovicës që po testohen në institutin Torlak.

“Nga atje, ne morëm virusin e parë të dyshuar nga veriu i Mitrovicës, kështu që do t’i trajtojmë këta njerëz në Serbinë Qendrore”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se do të kërkojnë nga Prishtina “që të na lejojnë të furnizojmë Veriun e Kosovës dhe miell sepse njerëzit tanë kanë një problem me miell”.

Në një konferencë shtypi në Beograd, Vuçiq tha se 71,180 shtetas serbë kanë hyrë në territorin e Serbisë që nga gjendja e jashtëzakonshme.

Shumë prej tyre, vuri në pah ai, sillen në mënyrë të disiplinuar dhe të përgjegjshme, por ka edhe “përjashtime katastrofike”.