SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sonte se Serbia nuk do të vazhdojnë dialogun me Prishtinën derisa ta tërheq masën e vënë prej 10% për produktet serbe.

“Ne jemi të gatshëm të flasim kurdoherë. Por si të bisedohet më dikë që pas 12 vjetësh nga nënshkrimi i marrëveshjes së CEFTA-s, nuk e zbaton atë. Si të besojmë se ata nuk do ta shkelin edhe ndonjë marrëveshje”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka folur edhe për votimin e nesërm për anëtarësimin e Kosovës në Interpol duke deklaruar se shpreson që të mos ndodhë ajo.

Presidenti serb ka shtuar se është bërë presion ndaj shteteve të ndryshme që të votojnë pro Kosovës, por që ka pohuar se Serbia do të korrë nesër fitore.