SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do të takohet sot në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Siç raportojnë mediat serbe, temë kryesore e diskutimit do të jetë edhe çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Takimi i tyre pritet të mbahet para fillimit të ceremonisë zyrtare që shënon armëpushimin që dërgoi në përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Vuçiq e Merkel takohen në një moment kur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës janë në një periudhë të ndjeshme.

Kjo për shkak të taksës që Prishtina i ka vënë importit të mallrave serbe në Kosovë.

Sipas raportimeve të sotme të mediave të Beogradit, kjo çështje pritet të adresohet edhe në këtë takim.