SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, sot gjatë një takimi në Beograd me kongresistin amerikan Ted Poe, ka folur për nevojën e arritjes së një zgjidhje kompromisi për Kosovën përmes dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ka shprehur kënaqësinë që Administrata amerikane mbetet e hapur dhe e gatshme të shqyrtojë të gjitha propozimet, në mënyrë që të shfrytëzojë mundësinë ekzistuese për të arritur një kompromis.

Siç raportojnë mediat serbe, duke iu referuar Zyrës së Presidentit Vuçiq,  kongresisti Poe ka mbështetur qëndrimin që Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet kohë dhe hapësirë ​​për të arritur një marrëveshje të përbashkët.

Poe gjithashtu ka thënë se ai personalisht i ka përcjellë presidentit amerikan Donald Trump ftesën e Presidentit serb Vuçiqi që të vizitojë Serbinë dhe tha se këtë do ta bëjë atë përsëri, përcjell Telegrafi.

Vuçiç e ka falënderuar kongresistin Poe për angazhimin e tij ndër vite  në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA.

Ai veçmas potencoi letrën, të cilën kongresisti Poe, bashkë me me shtatë kolegë nga Kongresi Amerikan, katër ditë më parë ia kanë dërguar Sekretarit të Shtetit, Pompeu, si një shembull i një qasjeje serioze ndaj situatës në Ballkanin Perëndimor.