SHPËRNDAJE

 

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandër Vulin ka deklaruar sot se është i papranueshëm rrezikimi i sigurisë së policisë serbe në zonën e sigurisë tokësore.

Sipas kumtesës së MPB të Serbisë, ministri Vulin ka theksuar se MPB do të iu tërheq vërejtjen faktorëve ndërkombëtare, në radhë të parë KFOR-it se është përgjegjësi e tyre cila do hyrje nga thellësia e territorit të Kosovës.

Vulin, qëndroi në lokalitetin Shtava tek Kurshumlia ku vizitoi zyrtarët policor që mbrëmë ishin cak i të shtënave nga sulmues të panjohur dhe sulmeve për dëmtimin e pyjeve dhe pasurisë së banorëve në zonën e sigurisë tokësore shqetëson secilin në Serbi e posaçërisht MPB-në.
“Pasiviteti i faktorit ndërkombëtar rrezikon sigurinë e pjesëtarëve tane dhe kjo është diçka absolutisht e papranueshme” ka thënë Vulin.

Mbrëmë në orët e vona mediat serbe kanë raportuar se persona të panjohur kanë sulmuar policinë serbe në një lokalitet afër Kurshumulisë, ku sipas tyre dyshohej se sulmi është kryer nga persona që po hyjnë për vjedhje të pyjeve në afërsi të ndarjes kufitare. /TNJ/