SHPËRNDAJE

Windows10

Kompania Microsoft ka deklaruar se përdoruesit të cilët përditësojnë sistemin e tyre operativ në Windows 10, do të mund të kursejnë hapësirën për ruajtje në mënyrë të konsiderueshme.
Ky sistem operativ kërkon më pak hapësirë nga hard disku sesa paraardhësit e tij dhe përdor algoritmin e kompresimit për të liruar hapësirën mes 1.5 GB dhe 2.6 GB.

Për më tepër, Windows 10 nuk kërkon më një imazh të rigjeneruar e të ndarë për të rivendosur kompjuterin në konfigurimet standarde dhe këto mund të kursejnë rreth 12GB hapësirë.

Këto kursime të hapësirës mund të aplikohen vetëm në kompjuterë dhe tableta, sepse smartfonët nuk kërkojnë rigjenerim të imazhit për të rivendosur konfigurimet standarde, transmeton Koha.net.

“Përmes kursimit të kapacitetit të sistemit të kompresimit, pajisjet Windows mund të jenë të lehtë dhe të lëvizshëm dhe me aftësi të plota të Windows OS”, ka thënë Microsoft në një blog.

Versioni për konsumatorë i Windows 10 do të lansohet për smartfona, tableta dhe kompjuterë më vonë këtë vit.