SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe funksionari i lartë i BDI-së, Talat Xhaferi në një intervistë për gazetën “Koha” nuk përjashton koalicionimin me VMRO-DPMNE.

I pyetur se VMRO-DPMNE a është për BDI-në opsioni përjashtues për partner në Qeverinë e ardhshme të koalicionit, Xhaferi theksoi:

Nuk kam dëgjuar dikë nga partitë politike, nga to që janë aktuale në jetën politike parlamentare, që VMRO është përjashtuese për ndonjë parti shqiptare.

Këto punë i përcakton votuesi. Në kontekstin verbal, deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë me qëndrimin se nuk njohin kryetarin e Kuvendit, por në kuptimin funksional kemi komunikim të përditshëm”, theksoi Xhaferi për gazetën “Koha”.