SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri i ftuar në emisionin e sontëm “Rruga drejt” në Alsat , thotë se ‘Përderisa merr frymë Ali Ahmeti, nuk e zëvendëson askush atë si lider! Këtë pergjigje ai e dha pasi u pyet nëse synon kreun e BDI-së.

Kryetari i Kuvendit poashtu vlerësoi se edhe pse shpërbërja e Kuvendit duhet të bëhet më 12 shkurt, ka kohë të mjaftueshme që gjithçka rreth të cilës tashmë janë dakorduar partitë politike të marr epilog. Këtë, Xhaferi e tha duke iu referuar pyetjes së gazetares Fatlume Dervishi, se vallë a do të ketë kohë të mjaftueshme KSHZ-ja që të përgatitet për organizimin e zgjedhjeve, duke pasur parasysh se partitë politike ende po darkodohen për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor?