SHPËRNDAJE

Mbrojtësi francez Laurent Koscielny do të largohet shumë shpejt nga Arsenali.

Kjo do të thotë se shiritin e kapitenit do ta trashëgoj dikush tjetër. Sipas të gjitha gjasave kapiten i ri i Arsenalit do të jetë Granit Xhaka.

Trajneri Unai Emery ka thënë se në garë është edhe Mesut Ozil dhe Nacho Monreal megjithatë sipas mediumeve angleze, Xhaka ka më tepër shanse.

Mesfushori shqiptar barti shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit kundër Lyonit të cilën Arsenali e humbi 2-1.