SHPËRNDAJE

Pas largimit të bujshëm nga Kombëtarja shqiptare, ka ardhur edhe një tjetër reagim akoma edhe më i ashpër nga Taulant Xhaka i cili ka zbuluar tre arsyet e largimit nga grumbullimi.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen “Panorama Sport” Xhaka u shpreh i vendosur për vendimin e tij duke sulmuar ashpër trajnerin Ganni de Biasi.

“Së pari, u largova nga grumbullimi se ai trajner nuk më ka dhënë asnjë arsye përse unë nuk luaj. Së dyti, në Kombëtare ka lojtarë që luajnë nëpër ligat e dyta apo nuk luajnë fare me ekipet e tyre dhe sërish janë aktivizuar para meje. Së treti, kam dashur që të flas me trajnerin por gjithmonë ai më largohet që mos bisedojë me mua. Kjo sepse ai nuk kishte asnjë arsye për të m’u përgjigjur”, sqaroi Xhaka.