SHPËRNDAJE

Këshilli i Bashkësisë Islame Preshevë. Nr.23/20 07.05.2020
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc pas largimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe rekomandimeve nga organet shtetërore për rihapjen dhe funksionimin e xhamive, në mbledhjen e mbajtur më 07.05.2020 merr këtë:
VENDIM
Masat që mbesin në fuqi pas largimit të gjendjes së jashtëzakonshme:

1.Më datë 08.05.2020 me namazin e xhumasë do të hapen xhamitë në vendbanimet e komunës së Preshevës.

2. Apelojm tek besimtarët dhe besimtaret qe janë mbi 65 vjet, edhe ata që kanë ndonjë problem shëndetësor, për shkak të ruajtjes së shëndetit të tjerëve të mos vijnë në faljen e namazeve dhe ato ti falin në shtëpi.

3. Apelojmë tek imamët dhe xhematet që të sigurojnë mjete për dezinfektimin e këpucve ( sunjgjer për tek këmbët) dhe të duarve, obligim për gjithë xhematin.

4. Sugjerohet që të mirëmbahet higjiena e xhamive , abdesi të mirret në shtëpi dhe secili xhemat të ketë sexhaden me veti. Ndalohet marrrja e abdesit në shadërvane dhe të mos përdoren WC e përbashkëta.

5. Ndalohet prezenca e xhematit të cilët janë të infektuar apo kanë probleme me temperaturë , kollitje dhe të ngjajshme.

6. Obligohen xhemati të gjithë të bartin maska dhe të ruhet distanca, ndalohet përshëndetja me duar dhe përdorimi i tespihëve të xhamisë.

7. Ndalohet ardhja e fëmijve të mitur, shkaku për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe për lirimin e hapësirës së xhamive.

8. Sugjerohet gjithë imamëve, posaçërisht ligjëruesve, që ligjëratat të jenë të shkurtëra, pas namazeve mos të ketë qëndrime në xhami. Ditën e premte, pas farzit të xhumas, bëhet dhikri dhe duaja e namazit.

9. Namazi i teravive për kët vit do të shkurtohet në 8 rekate.

10. Preferohet për imamët dhe këshillat e xhamive që mos të lejojnë qëndrimet në xhami pas namazeve dhe rregullisht t’i pastrojnë dhe dezinfektojnë xhamitë.

11. Thirren të gjithë besimtarët që maksimalisht ta mbajnë higjienën, që d.m.th. pastrimin e duarve, abdesin, të pastrohen, xhamitë të mbahen të pastërta dhe të dezinfektuara.