SHPËRNDAJE

Kosovare Asllani këtë verë ka kompletuar transferimin e saj në klubin e Real Madidit.

Ajo ishte shumë e gëzuar për këtë lëvizje dhe këtë nuk e fshehu aspak me një postim në Twitter ku i njoftoi të gjithë për lajmin e madh.

Tani, ajo përmes një postimi tjetër në rrjetin social Twitter ka shkruar: “Mund të mësohem me fanellën krejtësisht të bardhë. Rrugës për në shtëpinë e re, Madrid”.

Pas kësaj, ish lojtari i Real Madridit e ka shfaqur mbështetjen e tij për Kosovare Asllanin dhe ia ka shpërndarë postimin në llogarinë e tij.