SHPËRNDAJE

VisarYmeri

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë janë të diskriminuar, dhe se ata duhen të kenë ndihmën e Prishtinës e Tiranës.

Ymeri ka thënë se lëvizja që drejton ai ka për synim bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Përfitimet e bashkimit kombëtar do të ishin shumë të mëdha”, ka theksuar Ymeri.

“Edhe në republikën e Maqedonisë është një prani shumë e madhe e shqiptarëve dhe janë të diskriminuar. Më e rëndësishmja do të ishte që shqiptarët atje të artikulonin të drejtat e tyre dhe interesat e tyre. Shqiptarët atje do të duhej ta kishin ndihmën e Prishtinës dhe të Tiranës, sikurse që do të duhej ta kishin shqiptarët në Luginë të Preshevës e ata në Plavë e Guci, e të tjerë”, ka shtuar ai.

“Bashkimi kombëtar nënkupton bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, por ne kërkojmë bashkimin e trojeve të Kosovës me ato të Shqipërisë”, ka potencuar më tej kreu i ri i Lëvizjes Vetëvendosje. /presheva.com/