SHPËRNDAJE

Ditët e fundit në Komunën e Preshevës kishte filluar iniciativa për emrimin e rrugëve të qytetit dhe fshatrave përrreth. Një nismë e mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Preshevës të cilët propozuan emra të ndryshëm për rrugët dhe lagjet ku ata jetojn.

Ndër propozimet e ndryshme, vije në pah edhe propozimi i disa aktivistëve lokal të ciliët ishin përkrahur personalisht edhe nga Kryetari Kuvendit Komunal të Preshevës z.Sami Salihu, që rruga tranzitore Preshevë –Stacion Hekurudhor të quhet Yousra Mardini.

Ideja për emërimin e kësaj rruge, me emrin e notueses Yousra Mardini erdhi pikërisht në faktin, se e njejta ,Mardini ishte njëra ndër refugjatet e lindjes se mesme,rrespektivisht Sirija, e cila bashkë me më shumë se një million refugjat kaluan qytetin e Preshevës,dhe sot ajo jeton ne Berlin te Gjermanise, sikur dhe në olimpiadën e fundit ajo përfaqësoj ekipin e refugjatëve në Olimpiadat e vitit 2016 në Rio të Brazilit.

Mardini ne deklaratat e saj,kishte shprehur rrespekt për mikëpritjen që iu është bërë në qytetin e Preshevës,njëherit sot është ambasadore e UNHCRs sikur dhe vazhdon karrieren e saj si notuese profesioniste.

Aktivistët shprehen të kënaqur që ideja e tyre po realizohet, sikur theksojn se do të organizojn edhe ceremonin e emrimit të rrugës, pas përfundimit të procedurave ligjore,derisa janë optimist se në ceremoni do të rikthehet për herë të dyte në qytetin e Preshevës edhe vetë notuesja Yousra Mardini./presheva.com/