SHPËRNDAJE

Duke folur për marrëdhëniet ndëretnike në televizionin Klan Maqedoni, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev kujtoi ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, në mënyrë që të ilustrojë sesi uniteti i politikanëve mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet midis qytetarëve, përcjell FLAKA.

“Shenjat që unë mbaj nga ato ngjarje janë përpjekja ime për të mbrojtur kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi. Ai nuk është vetëm kryetar i shqiptarëve, ai është edhe kryetari im. Nëse politikanët demonstrojnë unitet, atëherë do të jetë më e lehtë për qytetarët të tregojnë tolerancë, respekt dhe unitet. Këtë periudhë kam udhëtuar nëpër shumë fshatra me popullsi shqiptare, dhe ndihem shumë krenare kur shqiptarët më afrohen, më respektojnë, sidomos kur më thonë se edhe shteti tani i do ata, jo vetëm ata – atë. Ne kemi bërë ura të mëdha gjatë këtyre dy viteve duke punuar në konceptin e një shoqërie për të gjithë. Unë luftoj në mënyrë të barabartë për shqiptarët në këtë vend, dhe ata e pranojnë atë. Po pres momentin kur do ta bëjnë këtë maqedonasit e tjerë, por edhe kur shqiptarët do të luftojnë për maqedonasit, dhe ju siguroj se do të jetë kështu në vendin tonë”, tha Zaev.
Në intervistë, kryetari i LSDM-së u bëri thirrje votuesve shqiptarë edhe një herë, këtë herë në një numër të madh, ta mbështesin atë në zgjedhje, sepse vetëm politika e LSDM-së mundëson barazi, zhvillim dhe prosperitet për brezat e rinj.

“Nuk dua që fëmijët tanë të vazhdojnë të urrehen, të kenë konfrontime, të ndahen dhe përfundimisht të rrihen në autobusët e shkollës. Kujt i duhet? Fëmijët nuk duhet të ndahen, ata janë e ardhmja jonë, unë dua t’u mësoj atyre që të gjithë fëmijët në vendin tonë duhet të jetojnë si vëllezër dhe motra, dhe ne mund të ofrojmë një të ardhme të sigurt dhe të lumtur për brezat tanë”, përfundoi Zaev.