SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve foli për pjesën e parë të takimit ku të gjithë liderë në mënyrë unanime kanë vendosur se Maqedonia s’ka rrugë tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE.

Kryeministri Zaev tha se zgjedhjet e parakohshme kuvendare do të mbahen më 12 prill ndërsa Qeveri teknike do të ketë nga fillimi i marsit.

Zaev foli edhe për modelin e ri zgjedhor duke u deklaruar për një njësi zgjedhore.

“Unë mbështes një njësi zgjedhore, mbetet të diskutojmë me partitë tjera”, tha mes tjerash Zaev