SHPËRNDAJE

“Kjo do i jepte kredibilitet opozitës që të kërkoj zgjedhje të parakohshme. Unë e them qartë, pranoj zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse i kërkon opozita në rast se humb Pendarovski. Të njëjtën duhet ta thot qartë Mickoski, se do të jap dorëheqje nëse humb kandidati i VMRO-DPMNE”, ka thënë Zaev.

Nëse nuk fiton kandidati i LSDM-së në zgjedhjet presidenciale, Stevo Pendarovski, do të jem i gatshëm të bisedoj me opozitën për zgjedhke të parakohshme parlamentare, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev gjatë debatit televiziv në Kanal 5.

“Kjo do i jepte kredibilitet opozitës që të kërkoj zgjedhje të parakohshme. Unë e them qartë, pranoj zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse i kërkon opozita në rast se humb Pendarovski. Të njëjtën duhet ta thot qartë Mickoski, se do të jap dorëheqje nëse humb kandidati i VMRO-DPMNE”, ka thënë Zaev.

Mickoski është përgjigjur se ai është zgjedhur kryetar i partisë në kongres dhe se ka mandat katër vjeçar.

“Mickoski do t’ju fitoj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse ju e mbani fjalën” , ka shtuar ai.