SHPËRNDAJE

Maqedonia mbështetë zgjidhje pozitive për Kosovën. Kështu është shprehur kryeministri I vendit, Zoran Zaev, sot gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në vendkalimin kufitar Tabanoc – Preshevë, ku paralajmëruan projektin për menaxhim të përbashkët kufitar. Zaev ka thënë se mbështet zgjidhje që do të garantonte mirëqenien e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë, duke shtuar që nevojitet unifikim i liderëve të rajonit rreth qëllimeve të përbashkëta strategjike.

“Maqedonia mbështet zgjidhje pozitive për Kosovën, zgjidhje që do të avancojë mirëqënien edhe të qytetarëve serb, shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë. Zgjidhje që do të garantojë sigurinë, paqen dhe prosperitetin edhe të Serbisë edhe të Kosovës dhe të gjithëve në këtë rajon. Është e rëndësishme që të gjithë liderët e rajonit të jenë të unifikuar rreth qëllimeve të përbashkëta, ndërsa ajo është paqja e përhershme, bashkëpunimi rajonal, zhvillimi ekonomik dhe anëtarësimi në BE”, theksoi Zoran Zev.

Ndërkohë, presidenti serb Vuçiq, i pyetur rreth qëndrimit të kancelares gjermane Angela Merkel e cila është kundër ndryshimit të kufijve, ka thënë se qëndrimet e këtilla nga ndërkombëtarët dhe fuqitë e mëdha nuk janë diçka e re dhe e paparashikueshme.

“Ajo nuk është diçka e çuditshme dhe e re. Ajo është si të pyesni se si amerikanët, gjermanët dhe francezët mbështetin pavarësinë e Kosovës ndërsa, Kina, India dhe Rusia nuk duan ta mbështesin, ata e mbështesin Serbinë. Falënderoj kryeministri Zaev për qëndrimin e sotëm, të kemi të drejtën për të mbrojtur interesin tonë dhe të mos cënojmë paqen e dikujt dhe të mos cënojmë stabilitetin në rajon. Mund të themi se jemi vetëm dhe mbetemi të luftojmë për veten dhe për interesin tonë dhe atë do ta bëjmë në të ardhmen”, ka deklaruar Aleksandër Vuçiq.

Ndërkohë, Zaev dhe Vuçiq po ashtu sot paralajmëruar se së shpejti do të realizohet edhe seancë e përbashkët qeveritare mes dy vendeve. /shenja/