SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me anëtarët e Komisionit për Pajtim në Kuvend, tha se është arrtur pajtueshmëri për procesin e faljes dhe përgatitjen e zgjidhjeve ligjore.

Zaev tha se është treguar vullnet politik, duke shtuar se janë të gatshëm për një hap të tillë T’i lejojmë tani ekipet juridike të cilët nën udhëheqësinë e këtyre grupeve të veçanta do të bëjnë hapat e ardhshëm.

Sot kemi treguar vullnet politik. Me praninë time në takimin e sotëm kam konfirmuar vullnetin personal dhe si kryeministër”, tha Zaev. Ai tha se dëshira për pajtim dhe falje ekziston, por nuk duhet të kalohen “vijat e kuqe”.

Zaev theksoi se reformat dhe pavarësia e gjyqësorit janë shumë të rëndësishme për procesin e eurointegrimeve të shtetit.