SHPËRNDAJE

Ragmi Mustafa i cili ishte kryetar i Preshevës për 12 vjet ka dhënë një deklaratë të çuditshme në një intervistë për medium lokal.

Gjatë vizitës së Vuçiqit, ai i dha një fletëlavdërim për të cilin u kritikua. Disa vjet më pas ai thotë se amerikanët i thanë ashtu. Fletëlavdërimin për Vuçiqin, Mustafa hedh topin te amerikanët.

Deklarimi i plotë i Mustafës pa ndërhyrje:

Në kohën e migrimit shumë të madh të popullit të përvuajtur të Sirisë dhe kalimi i tyre në vitin 2015, jo më pak se 15 mijë në ditë. Kryeministri atëhershëm i Serbisë ishte nisur për t’i vizituar ata, por rrugën ia kanë shtrembëruar ata të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, autoritet që janë dhe kanë qenë për atë kohë aty dhe i gjithë koordinimi ka qenë nëpërmjet amerikanëve. Të njëjtat efekte të ngjashme ka pasur edhe në Republikën e Kosovës, prej kryeministri të atëhershëm të Republikës së Kosovës, kaq ka shku që edhe në Gorazhdec iu ka përul viktimave për të cilat e ka ditur shumë mirë se ato kush i ka bë. Megjithatë akte të tilla politike në politikën globale janë porositura gjithmonë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Edhe një fletëfalënderim që ka qenë fund e krye provokues, asnjë fjalë mirënjohëse nuk është thënë për këtë motivacion, për këtë motivacion, për këtë motivacion. Asnjë motivacion nuk është përmendur, por ka qenë përfundimisht një porosi e amerikanëve me ç’rast efektet e mirësjelljes tonë këtu dhe në Republikën e Kosovës prej autoriteteve qendrore e ka pru në këtë situata sot që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë dhe mbështetin korrigjimin e kufijve. (RTK)

Për më shumë ndiqeni deklaratën e plotë:

https://streamable.com/1grqc