SHPËRNDAJE

Zejnepe Maliqi me vetë iniciativë po realizon projektin për hapjen e një rruge në njësinë numër 4 e që deri më tani nuk ka ekzistuar. Hapja e rrugës mundëson qarkullim më të lehtë për banorët dhe vizitë në një lokacion që do të jetë interesant për qytetarët. Nga kjo pjesë ata mund të vëzhgojnë qytetin dhe bukuritë natyrore si dhe do të mund të kalojnë momente të bukura rekreacioni me familjet e tyre.

Nismën për hapjen e rrugës, rregullimin dhe adaptimin e kësaj zone e ka mbështetur kryetari i komunës, Shqiprim Arifi duke i ofruar pjesmarrje për adaptimin e zonës së lënë pas dore me vite të tëra. Edhe Arfi ka falemderura zonjën Maliqi për kontributin që ka treguar në mbështetje financiare në realizimin e këtijë projekti. I pari i komumës ka konfirmuar për media se në njësinë numër tre dhe katër po bëhen punë të mira në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të lagjes. Aty do të bëhet rregullimi i rrugës në lagjen e alimetëve, futja e sistemit të kanalizimit, rregullimi i rrugës në lagjen e romëve, pastrimi i mbeturinave dhe ndërtimi i një objekti për parking në kapacitet të 250 makinave te tregu i vjetër./presheva.com/