SHPËRNDAJE

Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë veriore Bujar Osmani në takimin sot të mbajtur në me të delegacione të Serbisë dhe Maqedonisë veriore ka deklaruar se vendkalimi kufitar Miraroc – Llojan nuk do të jetë lokal po plotësisht funksional dhe ndërkombëtarë.

Ja postimi i plotë:

Edhe një sukses i madh ne drejtim të bashkpunimit rajonal, kalimi kufitar Llojan-Miratoc po bëhet realitet! Takimi i sotëm i punës së delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, ngrenë iniciativë që në vend të atij lokal, ky kalim kufitar të jetë kalim kufitar ndërkombëtar plotësisht funksional. Me këtë, jo vetëm banorët e rajonit kufitar, por të gjithë qytetarët e dy vendeve do të kenë lëvzje dhe komunikim të lehtësuar.