SHPËRNDAJE

Duke u nisur nga parimi i zgjedhjeve që janë shprehje e sovranitetit, që i përket njerëzve të një vendi, shprehja e lirë e të cilëve ofron një bazë për autoritet dhe legjitimitet të qeverisë.
Zgjedhjet e drejta demokratike nuk mund të arrihen pa ushtrimin e vazhdueshëm të një vargu të gjërë të të drejtave tjera humane dhe fundamentale, duke përjashtuar diskriminim e bazuar në racë, ngjyrë, gjini, gjuhë, religjion, politikë apo mendime tjera, origjinë nacionale apo sociale, pasuri, lindje apo status tjetër, përfshirë këtu edhe paaftësitë, si dhe pa kufizime arbitrare dhe jo të arsyeshme.
Nga ky parim le t’i vlej për liderët politik në Lugin që nuk duhet të jen në hamendje rreth daljes apo jo në zgjedhje por duhet të jen unik me bojkotim, dhe duhet lënë anash interesat partiake e personal të tyre.

Ndërsa për qytetarët shqiptarët të Luginës së Preshevës duhet bojkotuar zgjedhjet për këto arsye:
► Sepse legjitimojn pushtimin serbe në këtë rajone, pasi që ne shqiptaret duhet konsideruar që padrejtsisht dhe pavullnetin tonë gjindemi nën okupimin serbe, që me të padrejte na mohoet Referendumi për shkëputje dhe bashkim me Kosovën do të thotë na mohoet parimi bazë ai i vetëvendosjes,
► Sepse legjitimojm dhunën dhe terrorin shtetror serbe gjatë periudhave të ndryshme të historis që kjo popullat ka përjetuar,
► Sepse nuk gëzojm asnjë të drejte elementare duke filluar që nga lirit civile-politike që janë të parapara me Konvetntat Ndërkombtare për të Drejtat e Njeriut,
► Sepse vazhdon dhuna dhe terrori shtetror ndaj kësja popullate autoktone edhe sot e kësaj dite,
► Sepse para bashkësis ndërkombtare ne shqiptaret po e vëm shtetin serbe me nje pozite të favorshem gjegjësisht shteti serb po arsyetohet me pretekstin se shqiptarët kanë të drejtat e tyre dhe në këtë formë po i shmangat presioneve ndërkombtare shteti serb duke i mohuar të drejtat tona,
► Sepse do të na shkonte në interesin tonë kombëtar me një paralelizëm institucional që të ruajm bazën tonë kombëtare shqiptare atë të popullatës sonë shumic që të mos shpërngulet, dhe mekanizmat ndërkombtar do t’i vëm në lëvizje
► Sepse shtetin serb do i’a bëjm me dije se po shkel Kushtetutën e Kosovës duke mbajtur zgjedhjet e saja edhe në territorin e Kosovës dhe do ti jepet funde manipulimit të komunitetit serbe në Kosovë që bën shteti serb,
► Sepse duhet krijuar vetëdijen edhe tek popullata jonë në Luginë që të jemi më këmbngulës për të drejtat tona që na takojn.


Valon Jashari-

*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit dhe tani akoma në këtë proces gjyqësor si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.