SHPËRNDAJE
16.03.2014. BEOGRAD, IZBORI, Izborno mesto Osnovna sskola 'Jovan Popovich' na Karamburmi. U Srbiji se odrzzavaju vanredni parlamentarni izbori, izbori za Skupsstinu grada Beograda. Snimio: Nenad Negovanovich

Presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryetarja e Parlamentit Maja Gojkoviç, kanë shpallur sot zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të cilat do të mbahen më 26 prill të këtij viti.

Duke folur para opinion, Presidenti Vuçiç, paraprakisht ka thënë se “do të ketë më shumë se 50 ditë fushata zgjedhore, dhe kjo do të jetë një nga fushatat më të gjata ndonjëherë, e cila, siç ka thënë ai, do të jetë koha e mjaftueshme për të gjithë që të paraqesin programet e tyre.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament me vullnetin e tyre, të shikojnë të ardhmen dhe të marrin një vendim për të.

Kryetari i Komisionit Republikan Zgjedhor Vlladimir Dimitrijeviç deklaroi se KRZ, pasi shpalljes së zgjedhjeve parlamentare, ka një afat prej pesë ditësh për të miratuar aktet përkatëse.

Nga ana tjetër Kryetarja e parlamentit të Sërbisë Maja Gojkoviç u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e rregullta lokale në të cilat, siç thotë ajo, do të kenë mundësinë që me votën e tyre të vendosin për të ardhmen e qeverive lokale dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm në procesin demokratik zgjedhor.

“Ndiqni programet e të gjithë kandidatëve dhe zgjidhni me votën tuaj ata që do të jenë në gjendje të përmirësojnë jetën e familjeve tuaja me një politikë të përgjegjshme dhe serioze,” tha Gojkoviç pasi shpalli zgjedhjet lokale që do të mbahen më 26 prill.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve lokale për këshilltarë të kuvendeve komunale dhe qyteteve në Serbi nuk vlen për komunat ku janë  mbajtur zgjedhjet e parakohshme.

Vendimi nuk vlen për asambletë e qyteteve të Zajeçarit, Borit dhe Beogradit dhe asambletë e komunave të Kosjeriç, Lluçani, Arangjellovac, Negotin, Majdanpek, Mionica, Preshevë, Medvegjë, Kulla, Dolevac, Klladovo dhe Smederevska Pallanka, në të cilat janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2019./presheva.com/