SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut ka dallime të më dha rajonale në aspektin e saj zhvillimor. Dallimet ndër tetë rajonet në vend mbështeten edhe nga të dhënat zyrtare për treguesit e ndryshëm ekonomik. Rajoni Verilindor ka treguesit më të dobët ekonomik dhe social me shkallën e lartë të papunësisë, pagat e ulëta, shkallën e lartë të asistencë s sociale dhe nivelit të ulët të investimeve. Të dhënat statistikore tregojnë se ndër rajonet më të varfë ra në shtet janë rajoni Verilindor ku bëjnë pjesë Kumanova, Likova, Kriva Pallanka që me 19.761 denarë kanë paga mesatare për 9000 denarë më të ulët se të punësuarit në rajonin e Shkupit me 28.872 denarë.

Paga më të ulë ta se rajoni i Shkupit ku krijohet gati gjysma apo 43 për qind e Prodhimit të Brendshëm në shtet ka edhe rajoni i Pollogut me 23.528 denarë , rajoni i Vardarit me 21.052 denarë, rajoni Lindor me 20.617 denarë, rajoni Jugperëndimor me 22.298 denarë , rajoni Juglindor me 20.358 denarë dhe rajoni i Pellagonisë me 23.675 denarë .

Rajoni Verilindor jo vetëm që ka pagat më të ulëta, por me 33 për qind ka edhe shkallën më të lartë të papunësisë që është dyfish më e lartë se mesatarja e shtetit me 17.3 për qind,dhe dy herë më e lartë se papunësia në rajonin e Shkupit me 14.7 për qind në vitin 2019. Përskaj rajonit Verilindor, papunësi më të lartë në shkallë vendi kanë edhe rajoni i Pollogut me 28 .4 për qind dhe rajoni Jugperëndimor me 28.5 përqind të popullatës së papunë.

Papunësi të ulë t me 6.3 për qind ka rajoni Juglindor , rajoni Lindor me 7.8 për qind, rajoni i Vardarit me 10.8 për qind, rajoni i Pellagonisë me 13.1 për qind dhe rajoni i Shkupit me 14.7 për qind. Të dhënat statistikore tregojnë më tej se dallime të mëdha ekzistojnë edhe në numrin e pranuesve të ndihmë s sociale që në nivel të shtetit është 17.6 për qind e amvisë rive. Rajoni Jugperëndimor me 36.1 për qind të pranuesve të ndihmë s sociale është i pari në shtet, i pasuar nga rajoni Verilindor me 24.6 për qind, dhe rajoni i Vardarit me 19.5 për qind. Në rajonin Lindor ndihmë sociale pranojnë 14.7 për qind të popullatës, në rajonin Jug lindor- 15.7 për qind, Pellagoni-12.7 për qind, Pollog-11.6 për qind , rajoni i Shkupit- 12.3 për qind.

Në fund, dhe jo më pak me rëndësi vlen të theksohen edhe mjetet e investuara në sektorët e ndryshëm ekonomik, duke filluar nga bujqësia, ndërtimtaria, investimet në mjetet themelore në prodhimtari dhe të ngjashme , patundshmëri etj në rajonet e ndryshme në shtet. Me 69 250 milion denarë të investuara sërish prin rajoni i Shkupit, i pasuar nga rajoni Jugperëndimor me 13 678 milion denarë, rajoni i Pellagonisë me 11 880 milion denarë dhe rajoni Lindor me 10 839 milion denarë. Më pak kanë investuar rajoni i Vardarit me 8402 milion denarë , rajoni Juglindor me 7 648 milion denarë, rajoni i Pollogut me 6 363 milion denarë dhe rajoni Verilindor me 4 328 milion denarë. (koha.mk)