SHPËRNDAJE

Zidane

Zinedine Zidane ka pranuar se po t’i ofrohej posti i trajnerit kryesor të Real Madridit, do ta pranonte me shumë dëshirë.
Legjenda franceze aktualisht është në krye të ekipit të Castillas, mirëpo është spekuluar se ai mund ta marrë drejtimin e ekipit të parë në rast të shkarkimit të Carlo Ancelottit.

“Nëse do të më propozohej posti i trajnerit të Realit, padyshim se do të pranoja”.

“Mirëpo, tash është një trajner, i cili bën punë shumë të mirë. Dhe unë jam në një strukturë dhe jam duke mësuar”.

“A jam i gatshëm për punën? Asnjëherë nuk je i gatshëm, por edhe kur nuk je duhet të thuash po… Gjërat ndodhin gradualisht”.

“Kam mësuar shumë nga Carlo dhe ai e di mendimin tim për të. Ai është trajneri i përsosur për Madridin, pavarësisht asaj që thonë njerëzit”, ka theksuar 42-vjeçari për Canal+.