12.6 C
Presevo, Serbia
01.11.2020
Ballina Sport Zidane përfshihet në një aksident trafiku – shpëton me një ‘selfie’

Zidane përfshihet në një aksident trafiku – shpëton me një ‘selfie’

SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është përfshirë në një aksident të lehtë, ku ka goditur nga mbrapa me veturën e tij një veturë tjetër në një lagje në periferi të kryeqytetit spanjoll.

Gjithçka është zbuluar nga i aksidentuari, Ignazio Fernando, spanjolli që maikina  e tij ishte goditur nga ajo Audi e Zidanes.

Ai ka dhënë edhe një intervistë për mediat spanjolle duke treguar të gjithë detajet nga përplasja me makinën e kampionit francez.

“Më goditi nga pas dhe sapo doli nga makina, e njoha menjëherë. I thashë se do të doja të ishim takuar në rrethana të tjera, por më mirë edhe kështu”.

“Vetë isha i qetë, sepse të paktën isha i sigurt që do të më paguante të gjithë dëmin”.

“I dhashë numrin tim të telefonit dhe i kërkova të bënim një fotografi, gjë që e pranoi menjëherë. Më pas më telefonoi një përfaqësues i tij, që pagoi dëmet dhe më falënderoi që nuk e kisha vonuar shumë, pasi Zidane ishte me nxitim”, ka treguar spanjolli për takimin e tij me legjendën spanjolle.