SHPËRNDAJE

Pajisjet e reja ushtarake të Rusisë, duke përfshirë një dron në formë të një zogu, armë bërthamore dhe tanke pa pilot, janë shfaqur në ekspozitën e saj vjetore ushtarake.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Forumin Ndërkombëtar Teknik Ushtarak ku ushtarakët dhe të gjithë kuriozët do të kenë mundësi të njoftohen me 27,000 armë dhe automjete të ndryshme.

Dhe në këtë shfaqje, siç bëhet e ditur, është prezantuar edhe droni që duket si një zog, i cili është zbuluar si pjesë e aktivitetit të rritur të Rusisë në Arktik.

Qëllimi, siç thuhet, është të ngatërrojë armikun, duke lejuar që automjeti fluturues pa pilot të afrohet me objektivat kryesore në zonat e luftës.

Droni është pak më i madh se një buf i vërtetë dhe prodhuesit pretendojnë se do të jetë më pak i dukshëm sesa avionët konvencionalë pa pilot. Peshon pesë kilogramë dhe ka një kohë fluturimi prej 40 minutash.

Një prototip u krijua fillimisht nga studentët në akademinë Zhukovsky para se të realizohej nga projektuesit ushtarakë.