SHPËRNDAJE

Përskaj magjistrales Bujanoc-Gjilan, gjegjësisht në hyrje të fshatit Konçul kohë më parë ekipër e deminimit kanë sinjalizuar një parcelë me tabelat “Zonë e minuar” e cila gjendet përskaj rrugës kryesore e që dyshohet se kjo zonë është e minuar që nga konfliketet e armatosura në Luginë të Preshevës.

Megjithatë, tabelat “Zonë e minuar” nga ekipet e deminimit janë vendosuar shumë kohë pas përfundimit të konflikteve dhe si të tilla ato sinjalizojnë zonën por jo edhe sigurimin adekuat të zonës ngase për rreth ka shumë parcela bujqësore të cilat banorët e Konçulit i punojnë, ndërkohë që pa kurfar pengese mund të hysh në zonën e minuar dhe kështu të përfundojë në mënyrë tragjike.

Përveç bujqëve zona e minuar paraqet një rrezik permanent edhe për kalimtarët sepse përsakj parcelës e cila siç shihet në foto ka vetëm disa drunjë të improvizuar si pengesa asgjë tjetër, ekziston një pjesë ku veturat ndalojnë shpesh për të pushuar sidomos në sezonë kur mërgimtarët kthehen në vendlindje dhe fëmijët shumë lehtë mund të gjenden në këtë pjesë të rrezikshme për jetë.

Presheva.com ka biseduar më nje kalimtarë të rastit nga fshati Konçul i cili është shprehur se, “jo vetëm mërgimtarët, këto ara i punojnë bashkëfshatarët tanë dhe vërtetë përbëjnë një rrezik sepse edhe tabelat nuk janë vendosur si duhet, ato është dashur të vendosen më afër rrugës dhe të vendosen më shumë tabela. Shpesh edhe bagëtit tona vijnë për të kullotur dhe po habitem qysh deri më tash nuk ka patur ndonjë rast tragjik jo vetëm nga bagëtit por edhe fëmijët që i ruajnë, duhet të kujdesemi para se kjo të ndodhë pastaj do të jetë vonë” është shprehur banori i Konçulit.

Me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara,  Kores së Jugut, në tetor të vitit të kaluar është nënshkruar një marrëveshje me një donator të ri nga Japonia. Japonia në vititn 2019 do të financojë projektin në vlerë prej 570 mijë euro, por nuk dihet nëse, do të përfshihet edhe kjo parcelë. Qendra e Veprimit ndaj Minave planifikon edhe katër projekte për këtë vit, duke eksploruar terrenin në Bujanoc, Nish, Sjenicë, Kopaonik, ndëkohë që zona përskaj vijës kufitare mes Kosovës dhe Sërbisë edhe më tej mbetet ndër zonat më të rrezikuara nga minat./presheva.com/