SHPËRNDAJE

Mjetet e dedikuara për këtë vit kalendarik nga Trupi Koordinues do të  realizohen me përpikmëri në komunën e Preshevës për sferat infrastrukturore, tha dje para mediave kyetari i TK, Zoran Stankoviq.

Për realizimin e mjeteve ai ka mar konfirmimin nga drejtues të pushtetit lokal. Mjetet  e dedikuara për këtë vit janë të orientuar tek realizimi i projekteve për sistemin e ujësjellësit duke asistuar edhe me donatorët ndërkombëtarë.

Për mirëqenien  e preshevarëve prioritet do të jetë edhe hapja e vendeve të reja të punës.

Kyetari i TK, Zoran Stankoviq në deklaratën për media ka potencuar se të rinjtë e kësaj ane duke siguruar vende pune fitojnë pavarësi financiare dhe zhvillohen në vendin e lindjes ku ata janë lindur dhe rritur. Përfaqësuesi qeveritarë ka ngjallur një fije shprese për gadishmërinë e tyre intitucionale se do të merren seriozisht me zgjidhjen  e problemeve të shqiptarëve në Luginë.