SHPËRNDAJE

Zv.kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu uron qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në mesazh urimin e Aliut thuhet:

Vëllezër dhe motra,

Po fillon Festa që gjithmonë ka unifikuar simbolikisht familje dhe shoqëri, ka sjellë begati dhe dashuri mes njerëzve, dhe ka zgjuar tek njeriu ndjenjat më fisnike dhe hyjnore që i janë dhënë.

Duke u ballafaquar me dukuri që sjellin destruktivitet në shoqëri, vërej se Festat e tilla si kjo, sjellin unifikim dhe prosperitet.

Në këtë ditë të bekuar si kjo bëj thirrje të procesojmë vetëm në të mira. Duke kultivuar vlera njerëzore, le të mbajmë brenda vetes personalitetin, mëvetësinë dhe unitetin që përfaqësojmë si shqiptar.

Zoti jau pranoft agjërimin dhe u gëzofshi çdo Bajram në mirëqenie dhe paqe!/presheva.com/