SHPËRNDAJE

Danilo

Real Madrid ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me Porton për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Danilo, për 31.5 milionë euro.
Real Madrid ka arritur marrëveshje me Porton për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Danilo për 31.5 milionë euro, pas përfundimit të këtij sezoni.

23-vjeçari është shndërruar në titullar në Kombëtaren e Brazilit pas Kampionatit botëror në vitin e kaluar dhe ka bërë paraqitje të mira me Porton në rrugëtimin e skuadrës deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të Real Madridit, sqarohej se mbrojtësi ka nënshkruar deri më 2021.