SHPËRNDAJE

Roma e ka zyrtarizuar blerjen e Roger Ibanez, lojtar që vjen nga Atalanta.

Romakët kanë nënshkruar zyrtarisht me Roger Ibanez nga Atalanta, në huazim me detyrim blerja pas 18 muajve për 8 milionë euro, plus deri në 2 milion euro do të shkojnë si bonuse.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Roma ka gjithçka që dua, është një klub i madh dhe jam i sigurt që do të bëj mirë këtu”, ka thënë lojtari.

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar mbërriti dje nga Brazili dhe ishte në shkallët e stadiumit për ndeshjen Derby della Capitale.

Atalanta nënshkroi me të nga Fluminense për pak më pak se 4 milionë euro një vit më parë.