SHPËRNDAJE

Futbollisti 33-vjeçar së fundmi ka luajtur te Ingolstadt, gjersa është shprehur i lumtur për rikthimin te skuadra edhe ku kishte disa suksese.

“Nuk u ktheva për t’i dhënë fund karrierës sime këtu. Drejtuesit e klubit më kanë bindur që të kthehem këtu dhe dua t’i falënderoj për besimin që ma kanë dhënë dhe do të mundohem që si herën e parë të jap më të mirë nga vetja”, ka thënë mbrojtësi veteran.

Mavraj në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrat si, Koln, Hamburg, Aris dhe Ingolstadt, ndërsa sot u rikthye te skuadra nga liga e dytë e Gjermanisë.