SHPËRNDAJE

Xavi Simons është larguar zyrtarisht nga Barcelona, pasi kishte kundërshtar që ta vazhdonte kontratën me klubin katalunas.

Talenti 16-vjeçar ishte përshkruar si njëri ndër lojtarët më të mirë në La Masia, pasi videot nga paraqitjet e tij u bënë virale në internet.

Simonsit i ishte bërë me dije se do të inkuadrohej në skuadrën e parë në vitet e ardhshme, por pas nëntë vitesh në klub, ai mori vendimin që të largohej në këtë verë.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

“Sot nuk është e lehtë, të thuash lamtumirë është një nga gjërat më të vështirat në jetë dhe sot është radha ime të them lamtumirë për atë që ka qenë shtëpia ime, familja ime, jeta ime për aq kohë sa unë mund të kujtoj”.

“Ishte një ëndërr që u bë realitet kur unë vesha fanellën time të parë të Barcelonës, nëntë vjet më parë si një lojtar 8-vjeçar”, ka shtuar më tej Simons në letrën lamtumirëse.

Talenti aktualisht përfaqësohet nga agjenti i njohur italian, Mino Raiola, pritet që në këtë verë të transferohet te Paris Saint-Germian.