Refuzoi oferta nga Spanja dhe Gjermania, Belotti do të largohet nga Roma dhe do të mbetet në Serie A – Telegrafi

0
36

Andrea Belotti do të largohet nga Roma, por jo nga elita e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi italian nuk është në planet e Romës dhe përkundër formës jo të mirë ai refuzoi dy oferta.

Fillimisht ishte Real Betis që bëri ofertë për transferimin e tij për ta zëvendësuar Borja Iglasias e larguar në drejtim të Leverkusenit.

Edhe skuadra gjermane Wolfsburg tentoi transferimin e italianit, por që morën përgjigjen e njëjtë.

Belotti ka refuzuar si skuadrën spanjolle ashtu edhe gjermane me qëllim që të mbetet në Serie A.

Fiorentina pritet të jetë skuadra e re e Belottit, pasi vet sulmuesi italian ka pranuar t’i bashkohet skuadrës vjollcë.

Megjithatë duhet pritur deri në orët e fundit për të gjetur një marrëveshje pasi paga e lojtarit prej 3 milionë euro netove në sezon është problem. /Telegrafi/