Tayna dhe Bardhi sjellin bashkëpunimin e ri “Unaza” – Telegrafi

0
54

Këngëtari i talentuar Bardhi, i cili aktualisht është një nga banorët e shtëpisë Big Brother VIP Albania 3, reperja Tayna, sollën bashkëpunimin më të ri.

Kënga, e titulluar “Unaza”, trajton historinë e një lidhjeje që nuk ka arritur të lulëzojë.

Tayna dhe Bardhi, të cilët janë të njohur për tekstet e tyre të ndjeshme dhe të thella, kanë vendosur të vazhdojnë të jenë kreativë duke shkruar vetë tekstin e këngës.

Foto: Screenshot/YouTube

Klipi muzikor që shoqëron këngën është një tjetër pikë e fortë e kësaj bashkëpunimi.

Siç pritej, dyshja shkëlqejnë me imazhet e tyre të mprehta dhe me një stil që tërheq vëmendjen.

Foto: Screenshot/YouTube

Bardhi ka bërë një emër për veten e tij, jo vetëm në muzikë, por edhe si një nga personalitetet e njohur në edicionin e ri të Big Brother Vip Albania.

Kënga ‘Unaza’ pritet të gjejë vendin e saj në listat e hiteve dhe në zemrat e fansave të dy artisëve. /Telegrafi/