Të gjitha i veshin: Nëse jeni të sigurta që getet e kuqe janë për ju, ja si t’i kombinohen më së miri – Telegrafi

0
39

Këtë sezon getet e kuqe i kemi parë në sfilatat e shtëpive të modës si: Gucci, Chanel, David Koma dhe tani janë zhvendosur në rrugë

Twiggy i ka veshur ato në vitet ’60 të shekullit të kaluar, dhe siç janë gjërat, tani ato janë kthyer më fuqishëm se kurrë më parë.

Getet e kuqe në ngjyrën hit të festave të fundvitit, së fundmi janë shfaqur në sfilata të shumta të shtëpive të modës (më) të mëdha dhe disa më të vogla.

I pamë në pista gjatë prezantimit të koleksioneve të reja të markave siç janë: Isabel Marant, Gucci, David Koma, Talia Byre dhe Chanel, transmeton Telegrafi.

Influencueset modës e përqafuan shpejt këtë trend, ndaj getat e kuqe filluan të shfaqen në rrugë, por edhe në profilet në Instagram të blogereve të njohura.

Ato vishen në mënyra shumë të ndryshme, nga veshjet tërësisht të kuqe deri tek kombinimet disi më pak të spikatura ku kjo pjesë mund të marrë gjithë vëmendjen e merituar. Më të njohurat janë pak më të trasha, por vishen edhe versione pak më të holla.

Nëse ende nuk jeni të sigurta se ky trend është për ju, këtu janë disa shembuj të tjerë që mund t’ju bindin të kundërtën.

/Telegrafi/