SHPËRNDAJE

Ka arritur autopompa zjarrëfikëse e cila është donacion nga qyteti i Namyrit të Belgjikës

Ky donacion është si rezultat i vizitës së kryetarit të Komunës z. Shqiprim Arifi vitin e kaluar në qytetin e Namyrit, takimin me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë atje, dhe viziten tek kryetari i Namyrit z. Maxime Prévôt.

Tashmë Komuna e Preshevës është e pajisur me mjete të kohës moderne, duke përfshirë kamionin e zjarrëfiksave, dhe mjetet tjera të cilat shfrytzohen gjatë aksidenteve të komunikacionit.

Duke e ditur se punëtorët e kësaj njësie kanë punuar me mjete të stërvjetruara, tash do e kenë më lehtë që ti kryejnë shërbimet e tyre, dhe në këtë formë është ngritur siguria në një standard të ri në Komunën e Preshevës.

Vlera e kësaj Autopompe zjarrëfikëse kap vlerën prej 40 000 eurove.

Z. Prévôt është mik i shqitarëve që jetojnë dhe veprojnë në qytetin e Namyrit, por asnjëherë nuk i harron edhe prejardhjen e shqiptarëve, duke kontribuar edhe në vendet e tyre të lindjes.

Duke e ditur se shumë shpejt do të jenë zgjedhjet komunale në Namyr, ftoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë atje,ta mbështesin zotri Prévôtin, i cili kandidon për kryetar të qytetit dhe Adnan Rexhepi që kandidon si kshilltar për ansamble komunale.