Qëlloi me armë drejt automjetit të ish-deputetit socialist pas incidentit gjatë numërimit të votave, arrestohet autori

0
52

Një person, i shpallur në kërkim, pasi qëlloi me armë zjarri ish-deputetin socialist, pas një incidenti të ndodhur gjatë numërimit të votave në maj të vitit të kaluar, u arrestua këtë fundjavë.

30-vjeçari Fatbardh Ismaili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Lezhës, që caktoi për të masën “arrest me burg për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Në 17 maj 2023, në Fushë Kuqe, Ismaili qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje të drejtuar Prenga. Ngjarja ndodhi dy ditë pas një incidenti gjatë numërimit të votave në zgjedhjet lokale 2023, ku Prenga u përfshi në një debat me babanë e 30-vjeçarit. Përplasja mes tyre ndërpreu për disa orë procesin e numërimit të votave.


Top Channel