Publikohen pamjet e një polici që qëllon për vdekje një grua shtatzënë në Ohio – Telegrafi

0
100

Policia e Ohios publikuan pamjet e kamerës së trupit që tregonin një oficer duke qëlluar për vdekje një grua shtatzënë me ngjyrë pasi ajo refuzoi të dilte jashtë veturës së saj.

Videoja tregon se pak para se Ta’Kiya Young, 21 vjeçe, nga Columbus të qëllohej në sedanin e saj të zi jashtë një Kroger në Blendon Township më 24 gusht, oficerët vazhdimisht i kërkonin që “të dilte nga vetura!”

Kur Young pyeti se pse duhet të dal nga automjeti i saj, i cili ishte në një vend me aftësi të kufizuara, asaj iu tha, “ata thanë se ke vjedhur sende, mos u largo”.

Nëna e dy djemve, të moshës 3 dhe 6 vjeç, u përgjigj, “unë nuk e bëra asgjë, vajzat e tjera po merrnin [gjëra]”, raporton nypost.

Një nga policët, i cili qëndron në dritaren e shoferit të saj, thotë “sil jashtë!” para se të përplasë grushtin në dritare.

Policët e ndjekin pas saj, duke bërtitur, “ndale veturën e mallkuar!” ndërsa drejtojnë armën drejt dritares së shoferit.

Oficeri i dytë përpiqet të hapë derën e mbyllur, por nuk ishte në gjendje edhe pse shfrytëzoi bërrylin për të thyer dritaren pjesërisht të hapur për t’iu afruar Youngut.

Oficerët më pas i dhanë ndihmë mjekësore Young, e cila nuk u shfaq në video, tha për AP shefi i qytetit të Blendon, John Belford.

Young më vonë u shpall e vdekur dhe fëmija i saj i palindur nuk mbijetoi. Fëmija i saj pritej të lindte në muajin nëntor. /Telegrafi/