Rekordi i Florian Markut në boksin profesionist dhe kundërshtarët që kërkon ai për tu përballur – Telegrafi

0
80

Florian Marku ka fituar me nokaut teknik ndaj Dylan Moran qysh në raundin e parë të përballjes.

Pas vetëm 54 sekondash, gjyqtari i ringut u desh të ndërpriste ndeshjen pasi Moran humbi ekuilibrat pas goditjeve të njëpasnjëshme të Markut.

Moran vinte në këtë duel me Markun pas 18 fitoresh dhe një humbje.

Kjo ishte fitorja e 13-të e Markut që kur ka filluar të boksojë në profesionalizëm, ndërsa ka vetëm një barazim.

Barazimi kishte ardhur ndaj Jamie Steëart në vitin 2020, ndërsa që nga ajo kohë Marku ka fituar ndaj boksierëve si Ryan Charlton, Maxim Prodan, Jorick Luisetto, Chris Jenkins dhe Miguel Parra.

Tani boksieri shqiptarë kërkon të bokësojë ndaj emrave të njohur si Josh Taylor (19 fitore, 1 humbje), Conor Benn (21 fitore, asnjë humbje, Kell Brook (40 fitore, 3 humbje).

Të gjithë boksierë të nivelit të lartë. /Telegrafi/