Jessica Alba zgjedh ngjyrën kafe: Ka dekoruar një kostum të thjeshtë dhe të bukur me sandale të popullarizuara – Telegrafi

0
76

Jessica mban ritmin me stilin bashkëkohor

Jessica Alba ka shëtitur në Beverly Hills e shoqëruar nga bashkëshorti i saj në një kostum interesant, por të thjeshtë.

Aktorja dominoi nuancat kafe, duke zgjedhur një këmishë kafe të gjerë, e cila vjen e kompletuar me pantallona të gjera kafe.

Ajo mbërtheu këmishën e saj mbi gjoks dhe la t’i dukej barku.

Vihet re se trendët nuk largohen nga gardëroba e saj dhe se Jessica di ta paraqesë këtë stil.

Domethënë, tashmë veshjet e “gjera” janë shumë të njohura, sidomos kur kombinohen me disa detaje më të imta, të cilat japin kontrast, transmeton Telegrafi.

Ju mund të shihni shpesh me pantallona të gjera dhe bluza të ngushtë ose të shkurtra.

Sipas këtij shablloni, Jessica vendosi të luante rolin e një detaji të vogël me flokët e saj, të cilët i hoqi tërësisht nga fytyra, duke bërë një topuz të relaksuar.

Një tjetër detaj interesant është çanta e saj me motive shumëngjyrëshe.

Sa i përket këpucëve, ajo vendosi të vishte sandalet me detaje “rruaza” dhe me takë të ulët.

Siç e kemi parë tashmë, ajo ka zgjedhur rrathët pak më të mëdhenj, duke ndjekur trendin mbizotërues.

profimedia

/Telegrafi/