Shënon dyshja Radeski-Ibraimi, Struga merr fitoren e dytë në kampionat

0
62

Struga merr fitoren e dytë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut falë dyshes sulmuese Radeski-Ibraimi.

Kampionët në fuqi mposhtën 3-1 Tikvesin duke e hipotekuar suksesin për pak më shumë se gjysmë ore lojë, ndërsa goli i pësuar pa u mbyllur pjesa e parë u vlejti vetëm për statistikë miqve.

E zhbllokoi ndeshjen Radeski që në minutën e 15-të dhe vetëm gjashtë minuta më vonë Ibraimi realizoi me 11-metërsh golin e 2-0.

Tikvesi u dorëzua pa kushte në fraksionin hapës, me Ibraimin që realizoi të dytin personal dhe të tretin për Strugën në minutën e 31-të.

Ibishi i miqve shkurtoi diferencën në minutën e 37-të, por pikërisht në këtë momente Verelovski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Forcat në fushë u ekuilibruan në pjesën e dytë, kur Malikiji mori karton të kuq (59’). Në të 63-tën, Ibraimi pati mundësinë për të thelluar diferencën, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi, Struga e ruajti lehtësisht avantazhin në minutat e mbetura, duke shënuar fitoren e dytë në tri ndeshje.


Top Channel