“Dikush mund të mbetet pa punë” – nga Real Madridi ia kanë shkruar gabimisht mbiemrin Jude Bellinghamit – Telegrafi

0
55

Real Madrid duket se e ka shkruar gabim emrin e Jude Bellingham në dhomën e zhveshjes së klubit në stadiumin e tyre – Santiago Bernabeu.

Los Blancos debutoi në stadiumin e rinovuar plotësisht gjatë fitores së tyre 2-1 ndaj Getafe në La Liga të dielën në mbrëmje, në të cilën anglezi vazhdoi fillimin e tij të fuqishëm në Spanjë me golin fitues në minutën e 95-të për skuadrën e tij.

Mesfushori është futur në ekipin e tij të ri si një lojtar që ngjanë se ka luajtur për ta që një dekadë, duke shënuar pesë herë në katër ndeshjet e para të Madridit, teksa ata kërkojnë të rifitojnë titullin e La Ligës pas humbjes nga Barcelona sezonin e kaluar.

Ai ishte edhe një herë heroi i skuadrës, por që gabimet jashtë fushe ndoshta e kanë bezdisur atë.

“Bellimgham”, shkruhet pas pjesës ku qëndron i ulur anglezi, duke shfaqur gabimin që është bërë me mbiemrin e tij.

Edhe pse vetë lojtari nuk duket shumë i shqetësuar nga gabimi, Real Madridi do ta shohë atë si një gabim të madh dhe një autogol për PR. /Telegrafi/